Presidenti gjerman, Frank-Walter Steinmeieri i bëri thirrje presidentit amerikan, Donald Trump dhe atij rus Vladimir Putin për të ndërmarrë hapin e parë në përpjekje për të negociuar një zgjidhje, që do t’i jepte fund konfliktit në Siri.

”Putin dhe Trump kanë detyrim moral ndaj botës për të hedhur hapin e parë”, deklaroi Presidenti dhe ish-ministri i Punëve të Jashtme tw Gjermanisë në një intervistë dhënë sot në gazetën ”Bild am Sonntag”, shkruan atsh.

Sipas tij, nuk do të ketë asnjë përmirësim të mundshëm në territorin e Sirisë, nëse dy presidentët nuk angazhohen së bashku në një qasje konstruktive në përpjekje për të negociuar një zgjidhje.

”Sigurisht, asgjë nuk është e mundur në fund të fundit pa fqinjët rajonalë, por gjithçka nis nga SHBA-ja dhe Rusia”, u shpreh ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb