Stereotaksi është ”elektricisti” i zemrës dhe roboti, që në spitalin ”Mauritian” të Torinos, i shpëtoi jetën një pacienti 65-vjeçar që vuante nga një aritmi e rëndë kardiake ventrikulare.

Sistemi u përdor, për herë të parë në Itali, për një procedurë uljeje rrahjesh, kryer nga Stefano Grossi, që zgjati katër orë dhe që rezultoi teknikisht i suksesshëm.

Stereotaksis ka lokalizuar lesione aritmogjenike me një hartëzim elektrik të zemrës dhe me informacione të nxjerra nga rezonanca magnetike kardiake.

Në këtë mënyrë, roboti është në gjendje të arrijë me përpikëri ekstreme vendet e sëmura kardiake, dikur të padukshme, dhe t’i shkatërrojë ato përmes një kateteri, duke parandaluar shfaqjen e aritmive të reja.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: