Pesë nga personat e thirrur për të dëshmuar në Komisionin hetimor të Sterilizimit, nuk janë paraqitur sot për të dëshmuar.

Tre shtetasit italianë, aksionerë në kompanitë e sterilizimit, për të tretën herë me radhë kanë refuzuar pjesëmarrjen në komision duke argumentuar se për shkak të angazhimeve të tyre personale dhe të punës, nuk kanë mundësi të dëshmojnë.

Kryetarja e Komisionit Albana Vokshi u shpreh se këto persona kanë përfituar miliona jo vetëm si aksionerë, por edhe si konsulentë privatë apo me kompani nënkontraktuese.

I njëjti problem është hasur edhe me dy dëshmitarët shqiptarë, Artan Lleshi dhe Altin Fani.

Vokshi u shpreh se Lleshi, refuzoi edhe dëshminë gjatë së premtes duke paraqitur një epikrizë, ndërsa për sot ka paraqitur një raport me fuqi prapavepruese “ me çudira në aspektin e afateve”.

Ajo deklaroi se dëshmia e zotit Lleshi është konsideruar shumë e rëndësishme për komisionin, duke pasur parasysh se është mjek dhe drejtor në kompaninë koncesionare të sterilizimin. Sipas Vokshit ai ka edhe kompani nënkontraktore, duke përfituar miliona nga paratë e shqiptarëve.

Dëshmitari i fundit, administrator i kompanisë së sterilizimit Altin Fani, sipas Vokshi9t me një gjuhë arrogante ka sfiduar komisionin dhe ka deklaruar mospjesëmarrjen.

Kryetarja e Komisionit Albana Vokshi deklaroi se për të pesë personat, Umbro Staccini , Elisabetta Anzanello, Giorgio Tardioli, Artan Lleshi dhe Altin Fani do të veprohet në bazë të Kodit të Procedurës Penale dhe do t’i drejtohet policisë për të siguruar praninë e tyre në komision për të dëshmuar.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb