Deputeti i PS Paulin Stërkaj në fjalën e tij në Komisionin e Sigurisë, foli për grabitjen e ndodhur në Rinas.

Stërkaj u shpreh se masat e marra lënë për të dëshiruar, ndërsa shtoi se koncesionari duhet të mos lejojë kriminelët të hyjnë në territorin e Rinasit.

“Nuk vlerësoj masat e marra në Rinas dhe në rrugën për në aeroport. Duhet hetim në thellësi për mënyrën sesi kanë lëvizur paratë. Hetimi duhet të jetë më i thellë. Asnjë polici private nuk mund të hyjë me armë te avioni, pasi kalojnë në skaner. Koncesionarit që operon në aeroport, sa na kontrollojnë çantat dhe na heqin edhe rripin nga brezi, të sigurojë territorin në Rinas të mos hyjnë kriminelët”, tha Paulin Stërkaj, deputet socialist.

(d.xh/ Balkanwweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb