Quhet Anita, pasardhësja britanike e Giuseppe Garibaldit së cilës sot shteti italian i ka dhënë shtetësinë. Një njohje simbolike, në sfondin e paqartësive ende të hapura të Brexit.

Ceremonia e dhurimit u nënshkrua nga konsulli i përgjithshëm i Italisë në Londër, Marco Villani, me dorëzimin e dokumentacionit ”ad hoc” në duart e Anita Constance Hibbert, mbesës së Ezio Garibaldi, bir i Riktiottit dhe nga ana tjetër nipi i drejtpërdrejtë i Heroit të ashtuquajtur të Dy Botëve, Giuseppe Garibaldi.

“Zonja Hibbert, nga sot një nënshtetase italiane si edhe britanike, merr pjesë rregullisht në ngjarje të lidhura me Italinë”, thuhet në një shënim të lëshuar nga konsullata.

“Përveç njohjes së historisë së Italisë në mënyrë të përsosur, ka treguar një lidhje të jashtëzakonshme dhe dashuri për vendin tonë’’, theksoi konsullata në shënimin e saj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: