BRUKSEL – Sesioni i 60-të i Asamblesë Parlamentare të NATO-s u karakterizua nga polemika të forta midis delegacioneve shqiptaro-serbe, ku si shkak ka shërbyer stërvitja e përbashkët ushtarake Serbi-Rusi.

Sipas agjencisë “Anadoll”, pikënisje e debateve ka qenë ndërhyrja e kreut të Kuvendit serb, Dragan Shormaz, i cili i ka ndërprerë fjalën Jozefina Topallit, shefe e delegacionit të parlamentit shqiptar.

Duke iu referuar stërvitjes ruso-serbe të 14 nëntorit, Topalli ka pyetur shefin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg në lidhje me vërtetësinë e pretendimeve se Rusia po ndihmon forcat e armatosura serbe.

Shormaz i ka ndërprerë fjalën, duke iu përgjigjur se kolegët e parlamentit shqiptar nuk kanë informacionet e duhura. Ndërsa Stoltenberg tha se Serbia është një shtet sovran i cili vendos vetë për bashkëpunimet me vendet e tjera, duke shtuar se Ballkani Perëndimor është shumë i rëndësishëm për NATO-n. Në Serbi, më 14 nëntor të këtij viti, u zhvillua një stërvitje e përbashkët ushtarake e ushtrisë serbe dhe Forcave të Armatosura të Federatës Ruse, në të cilën morën pjesë më shumë se 400 ushtarë.

(er.nu/news24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: