VENEZUELE

Përpara stërvitjeve të mëdha ushtarake, presidenti venezuelas Nikola Maduro vizitoi disa baza për të vërtetuar se legjitimiteti i tij mbështetet nga ushtria, e cila është e gatshme për të mbrojtur kombin nga ndërhyrjet e jashtme.

Pasi SHBA ofroi mbështetje të plotë për “presidentin e përkohshëm” të Venezuelës, Juan Guaido, duke mos përjashtuar ndërhyrjen ushtarake “humanitare” nëse ka nevojë, Maduro tha se Forcat Kombëtare të Armatosura duhet të jenë të përgatitur për të mbrojtur Venezuelën, ndërsa paralajmëroi ushtrime masive midis 10 dhe 15 shkurt.

“Ne jemi duke u përgatitur për stërvitjet më të rëndësishme ushtarake të historisë tonë”, përsëriti Maduro të dielën, ndërsa kontrolloi përgatitjet për ushtrimet.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb