Struan Stevenson është ish-anëtar i Parlamentit Europian dhe kryetar i Delegacionit të Parlamentit Europian për Marrëdhëniet me Irakun (2009-2014). Ai ishte këtë javë në Tiranë, në kuadër të vizitës së delegacionit të PE, që përbëhej nga Tunne Kelam, anëtar i komitetit të punëve të jashtme dhe nënkryetar i intergrupit “Miqtë e një Irani të Lirë” në PE, Jaromír Štětina, nënkryetar i nënkomitetit të sigurisë dhe mbrojtjes në PE.

Stevenson dha një intervistë të zgjeruar për emisionin “Diplomaticus” në “News 24”. Duke folur për gazetarin Erion Kaçorri, Stevenson falënderon Shqipërinë që hapi dyert për anëtarët e opozitës Iraniane të cilëve u rrezikohet jeta nëse kthehen në vendin e tyre. “Populli Shqiptar ka një zemër të madhe. Ata kanë pranuar refugjatët iraniane që të jetojnë në Shqipëri në një kohë kur asnjë vend i Europës nuk ishte i përgatitur ta bënte këtë. Irani ka rekordin më të keq të ekzekutimeve krahasuar me çdo vend tjetër të botës për banor. Në Iran ekzekutohen më shumë njerëz se në çdo vend tjetër të botës. Ata ekzekutojnë më shumë se në Kinë. Ata i burgosin njerëzit vetëm se janë disidente politike” deklaron politikani Skocez për ‘News 24’, i cili gjithashtu nënvizon se anëtarët e MEK janë të rrezikuar edhe në Tiranë.


Duke komentuar marrëveshjen bërthamore mes perëndimit dhe Iranit, Stevenson deklaron se kjo marrëveshje nuk ishte aspak e mirë.


“Obama dëshpirimisht kërkonte që të linte shenjën e tij në histori sepse nuk kishte arritur asgjë në skenën ndërkombëtare pas qëndrimit në detyrë për dy mandate presidenciale. Por fatkeqësisht përmes marrëveshjes lëvroheshin njëqind e pesëdhjetë miliardë dollarë asete të ngrira që iu kthyen Iranianëve dhe ata i përdoren këto para për të financuar Bashar Al Assadin, për të vazhduar luftën civile atje. I përdoren këto para për të financuar rebelët Houthi në Jemen, për të financuar Hezbollahun në Liban, për të financuar milicët shiite në Irak, kështu që gjithçka që ka arritur marrëveshja bërthamore është përhapja e ndikimit negativ të Iranit në Lindjen e Mesme me më shumë akte dhune deklaron politikani i njohur Skocez për News 24.
(ed.me/BalkanWeb)


Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb