Jo vetëm që janë të shijshme për tu shijuar, por ka edhe arsye shëndetësore të konsumimit të qershive. Qershia përmban gjithçka që trupi ynë ka nevojë që të jemi të shëndetshëm. Qershia është një frut që është e pasur me vitamina A, C, E dhe acid folik, gjithashtu dhe me minerale si, kaliumi, magnezi, hekuri dhe fibrat. Konsumimi i tyre është një mënyrë e mirë për të shmangur një shumëllojshmëri problemesh që lidhen me organizmin tuaj.

Disa nga vetitë e shëndetshme të qershisë janë;

Konsumimi sa më shumë i qershive është një mënyrë e mirë për t’u mbrojtur nga kanceri.

Zvogëlojnë rrezikun nga infarkti i zemrës, pasi ato pengojnë oksidimin e kolesterolit të dëmshëm LDL, i cili i dëmton enët e gjakut. Për të pasur zemër të shëndoshë, hani sa më shpesh qershia.

Duke ndikuar në zvogëlimin e a arteriosklerozës, qershia ju siguron që të kemi enë të shëndosha të gjakut dhe mbrojnë nga pika në tru.

Qershia është një frut e cila shquhet për ndikimin e saj piozitiv në shëndetin e syve.

Duke qenë se ato kanë përmbajtje të lartë kaliumi ndikojnë në uljen e shtypjes së lartë të gjakut.
(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: