Një stjuardesë nga qyteti indian i Kolkata, Surabi Katun (26), punonjëse e kompanisë Air India Express, u arrestua për tentativë kontrabande.
Drejtoria për Çështje të Inteligjencës (DRI) ka organizuar një aksion në orët e hershme të mëngjesit, ku pas arrestimit, stjuardesës i është gjetur 960 gramë ar në rektum. Ky i fundit gjendet në fund të zorrës së trashë dhe në anën tjetër të kanalit anal.
Dyshohet se stjuardesa e ka fshehur arin përpara se të hipte në qytetin e Muscatit dhe mediat lokale raportojnë se autoritetet “kishin një informatë për atë që ajo mbante”, raporton ndtv.
Mësohet se anëtarët e KLSH-së kanë arrestuar një tjetër stjuardesë nga qyteti i Kanurit, pra po hetojnë nëse në kontrabandë kanë marrë pjesë edhe anëtarë të tjerë të ekuipazhit të kabinës.