KOSOVË

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg  ka theksuar mbështetjen e aleancës që ai përfaqëson për dialogun Beograd-Prishtinë.

Deklarata e tij është bërë në prag të takimit të shefave të vendeve anëtare të Aleancës Veri-atlantike, i cili së bashku me përfaqësuesin e lartë të BE-së Federica Mogerini do të diskutojnë të mërkurën marrëdhëniet e NATO-s me vendet e Ballkanit Perëndimor.

I pyetur nga mediat nëse Aleanca Veri-Atlantike kishte frikë se një zgjidhje sigurie mund të kishte rezultuar në një zgjidhje në dialogun Beograd-Prishtinë që do të përfshinte disa korrigjime kufitare, Stoltenberg tha se NATO mbështet fuqishëm dialogun Beograd-Prishtinë, pasi është e vetmja mënyrë që të gjendet përgjigjja për çështje të pazgjidhura.

“Kur është fjala për rregullimet e mundshme kufitare, theksoj se NATO mbështet dialogun dhe shpresoj që të dyja palët do të gjejnë një zgjidhje të pranueshme si për Beogradin ashtu edhe për Prishtinën”, tha Stoltenberg.

Sipas tij, është e rëndësishme që të gjithë faktorët të përmbahen nga lëvizjet sfiduese dhe mesazhet provokuese, dhe të përpiqen të zvogëlojnë tensionin dhe të bëjnë përparim, transmeton KP.

Ai theksoi se NATO do të vazhdojë të jetë prezent në Kosovë  përmes misionit të saj operativ KFOR, i cili është i rëndësishëm për stabilitetin. “KFOR-i do të vazhdojë të jetë i paanshëm në mënyrë që të jemi të sigurt se stabiliteti dhe siguria do të garantohen, dhe se do të ketë përparim drejt përpjekjeve politike për të gjetur një zgjidhje përmes negociatave politike”, përfundoi sekretari i përgjithshëm i NATO-s.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb