Zgjerimi i NATO-s në vendet e Ballkanit Perëndimor do ta forcojë Aleancën, do të ndihmojë për stabilitetin e rajonit dhe do ti forcojë shtetet ballkanike të cilat do i bashkëngjiten Aleancës së Atlantikut të Veriut.

Kështu deklaroi sot sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, para takimit të ministrave të Mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO-s, në të cilin takim, për herë të parë merr pjesë edhe përfaqësues nga Maqedonia, si anëtare e ardhshme e NATO-s.

Stoltenber, ka rikujtuar konfliktet luftarake të viteve të 90-ta, të cilat ndodhën në territorin e Ballkanit perëndimor.

“NATO kishte rol kyç në zgjidhjen e konflikteve, në ndërprerjen e luftërave dhe stabilizimin. Ende ekzistojnë shumë sfida dhe probleme, por është shumë inkurajues se kemi anëtare siç janë Kroacia, Shqipëria, Mali i Zi dhe e ardhshmja, Maqedonia e Veriut”, ka thënë Stoltenberg. Ministrat e Mbrojtjes së vendeve anëtare të NATO-s kanë takim nesër dhe të enjten në Bruksel, ndërsa një nga temat do të jetë misioni i KFOR-it dhe bashkëpunimi i NATO-s në forcat e sigurisë së Kosovës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: