FIER

Në zbatim të vendimit të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, dega e PD Fier në bashkëpunim me partitë e tjera opozitare, ka ngritur Aleancën Qytetare për Mbrojtjen e Demokracisë e cila do të zyrtarizohet sot në orën 19.30 pranë ambienteve të ish-universitetit UFO ku do të zhvillohet mbledhja e parë e këtij institucioni qytetar.

Siç njofton zyra e shtypit në PD, me këtë forum qytetar janë bashkuar personalitete dhe intelektualë të Fierit, me të cilëve mjekë, mësues, inxhinierë, avokatë, noterë, biznesmenë e shumë fusha të tjera.

Aleanca Qytetare për Mbrojtjen e Demokracisë së bashku me strukturat lokale të partive të opozitës do t’i drejtohen KZAZ dhe Bashkisë Fier për të kërkuar lirimin e ambienteve mbahen në mënyrë të paligjshme duke kërkuar që të vihet në zbatim dekreti i Presidentit të Republikës dhe ndalimi i një procesi farsë zgjedhor me 30 qershor.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb