Finalja e Kupës së Italisë kishte një copëz kuqezi, një sfidë brenda sfidës, Strakosha kundër Gjimshitit, dy nga legjionarët më në formë në Serie A. Fati e desh që në fund të festonte Tomasi, Lazio siguroi për herë të shtatë Kupën e Italisë, për Strakoshën ky ishte trofeu i parë i rëndësishëm në karrierën e tij.

C 29 Fotogallery 1025458 Imagegallery Imagegalleryitem 70 Image
C 29 Fotogallery 1025458 Imagegallery Imagegalleryitem 70 Image

Si gjithnjë, Straksosha nuk zhgënjeu as në këtë sfidë jetike për ekipin e tij, mbajti portën e pa prekur dhe pse përballë kishte sulmin më të mirë të Serie A:

Strakosha Nota
Strakosha Nota

“I gatshëm, e nis menjëherë duke pritur një goditje të Gomez, jo shumë e vështirë. Më pas duhet të falënderoj shtyllën në aksionin më të rrezikshëm të Atalantas. Në pjesën e dytë i duhet të ndërhyj vetëm në një rast të Castagne, rrezikon ta pësoj në goditjen e Gomez, nota 6 për Strakoshën”.

Gjimshiti
Gjimshiti

Berat Gjimshiti po kalonte një moment shumë të mirë në kampionat ku prej kohësh ka siguruar një fanellë titullari por në finalen kundër Lazios ishte lojtari më pak i vlerësuar për Atalanatën:

Gjimshiti
Gjimshiti

“Nuk vendoset thuajse asnjëherë në vështirësi, edhe sepse praktikisht Lazio sulmoi në anën tjetër, sidomos në pjesën e parë. Pastaj bën një gabim trashanik ndaj Correa, pas të cilit nuk e merr më veten. Humbet Milinkovic-Savic në golin e parë, nota 4,5 për Gjimshitin
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb