Ka përfunduar me fitoren e Lacios sfida e luajtur sot në mbrëmje në “Olimpico”, që shihte përballë bardhekaltërit dhe Empolin.

Portieri kuqezi i Lacios, Tomas Strakosha, dhe mbrojtësi kuqezi i Empolit, Federik Veseli, kanë qenë titullarë gjatë gjithë takimit, duke zhvilluar dhe paraqitje mjaft të mira individuale.

Takimin e fitoi Lacio e Strakoshës falë një penalltie të kthyer në gol në pjesën e parë nga Kaisedo në minutën e 42-të.

Falë kësaj fitoreje, Lacio ngjitet në vendin e katërt dhe hyn në zonën e skuadrave që sezonin e ardhshëm do të luajë në Champions League. Gjithsesi tashmë do t’i duhet punë të rujë këtë pozicion.

Nga ana tjetër, Empoli i Veselit mbetet me 18 pikë dhe vijon të qëndrojë në zonën e ftohtë të klasifikimit.

(j.s/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb