Tomas Strakosha mund të ndërrojë mjedis. Europiani që mund të konsiderohet pozitiv me Shqipërinë ka bërë që disa skuadra të “zgjojnë” interesin për portierin shqiptar, i cili së fundmi u aktivizua te Brentford.

Mediat në Greqi flasin për një kalim të mundshëm të Strakoshës te skuadra e AEK. Klubi nga Athina është gati të plotësojë dëshirat e 29-vjeçarit, në mënyrë që të sigurojë kështu portën. Te AEK, duke marrë parasysh faktin që konkurrenca s’do jetë e madhe, mundësitë që “gardiani” të jetë titullar, janë konkrete.

Portieri ka luajtur më parë për Salernitanën në Serie B, ndërsa do të mbahet mend për faktin se ka kontribuar për disa sezone për Lazion.

Strakosha
Strakosha

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb