“Është vetëm 24 vjeç por numëron 130 ndeshje në Serie A”, me këto fjalë e nis përshkrimin “Football London”, për Tomas Strakoshën i cili vijon të ndiqet me interes nga Tottenham Hotspur. Strakosha nuk është një emër i panjohur për mediat britanike pasi dhe gjatë verës u fol për një interesim të “gjelave”.

Tottenham
Tottenham

Tottenham po kalon një moment shumë të vështirë si në Premier League ashtu dhe në Champions, humbja 7-2 kundër Bayern Munich i ka vënë alarmin. Trajneri Maurico Pochetino është shprehur se ekipi i tij do ti nënshtrohet një revolucioni të madh gjatë merkatos së janarit për të ndryshuar fatet e një sezoni që po shkon drejtë dështimit total.

Strakosha
Strakosha

Mes shumë emrave që “Football London” ka përshirë në kuadër të këtij revolucioni është dhe Tomas Strakosha. Dëmtimi i rëndë që pësoi Hugo Loris, i cili ka mbyllur sezonin, detyron Tottenham të futet në merkato për të gjetur një zëvendësues. Ishte parashikuar që “gjelat” ti ktheheshin pistës Strakosha në verë por dëmtimi i Loris ka bërë që të përshpejtojnë ofertën e tyre për Lazion. Ekipi londinez do të trokas në dyert e klubit italian që në merkaton e janarit për të nisur revolucionin e tyre pikërisht nga porta, Strakosha shihet si një investim i sigurt për të tashmen dhe për të ardhmen.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb