Për shkak të refuzimit të Parlamentit Evropian të tre komisionerëve të rinj, Komisioni Evropian do të fillojë me punë më vonë, me siguri duke shtyrë datën e fillimit nga 1 nëntori në muajin dhjetor.

Eurodeputetët nuk do të votojnë për komisionerët e rinj këtë javë në Strasbourg, por pritet të votojnë gjatë Asamblesë së ardhshme të Përgjithshme, të caktuar për në fund të muajit nëntor.

Vonesa nënkupton se Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, do të ushtrojë funksionin për të paktën një muaj më shumë se sa pritej.

Kur të fillojë me punë komisioni i ri, presidentja e zgjedhur Ursula von der Leyen do të zëvendësojë Juncker-in.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb