Që pas marrjes së detyrës si kryebashkiak i Lezhës, Pjerin Ndreu, ka nisur punën në terren për pastrimin e vendit.

Përmes një mesazhi në “Facebook”, Ndreu njofton se është pastruar edhe aksi Rrilë-Shënkoll, duke u fituar kështu një tjetër betejë e vështirë.

Ndërkohë, mes të tjerash kryebashkiaku paralajmëron se në shtator do të nisë një strategji e re dhe shumë agresive me detyrime e penalitete, që nuk do të falë askënd.

“Ne Aksin Rrile-Shenkoll-Tale ? Bravo Posta ? dhe Faleminderit ? Sot u fitua edhe nje beteje tjeter ne luften e veshtire qe ju kemi shpallur mbeturinave ?

Banoret dhe bizneset duhet te jene me te pergjegjshem per mos ndotjen e ambjentit me plastike, shishe e mbetje te tjera qe hidhen pergjate rruges dhe jo ne koshin e mbeturinave. Ne Shtator starton nje strategji e re shume agresive me detyrime e penalitete qe nuk do falin askend. Koha per ti dhene fund kesaj situate dramataike!”, thekson Ndreu.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb