Të dhënat e Bankës së Rusisë tregon se ari i mbledhur në vend po i afrohet shifrës prej 2 mijë tonë, që paraqet rritje prej 17 për qind të rezervave të përgjithshme të devizave të Rusisë.

Analisti i tregjeve të metaleve, Dmitrij Spek, thotë se vendimi për blerjen e obligimeve amerikane është hap i mençur.

“Është gjithashtu një lloj deklarate politike, pasi vendet që kanë shumë dollarë mund të bëhen objekt i shantazhit politik”, tha ky ekspert nga Munihu.

Rusia është në një situatë kur përballet me sanksione politike nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe ka një arsye të mirë për të luajtur në mënyrë të sigurt dhe të vë bast në arin.

Sipas Spek, ekziston një dallim i madh ndërmjet Rusisë dhe Kinës kur bëhet fjalë për diversifikimin e rezervave të tyre të arit dhe dollarit.

“Në Kinë, ari është blerë kryesisht nga pronarët dhe kompanitë private. Banka qendrore gjithashtu po blen ar, por pjesa e saj në raport me rezervat e përgjithshme në Kinë është mjaft e vogël . Nga ana tjetër, blerësit privat blejnë sasi të mëdha të arit”, tha ai.

Ndryshe, blerësi kryesor i arit në Rusi është rregullatori kryesor financiar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: