Ish-deputeti i PD Gent Strazimiri përmes një statusi në “Facebook” i është përgjigjur ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj, pasi ky i fundit paralamëroi arrestime pa kursim ndaj atyre që dalin kundër Ramës në protesta.

Strazimiri i kujton ligjin Lleshajt, i cili parashikon që dekreti i Presidentit pas botimit të tij në Fletoren Zyrtare është i detyrueshëm për të gjithë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Reagimi i Strazimirit:

Llesh!

Që ta dish ti, “Ai” dhe “subjektet zgjedhore”:

Kjo është “Fletorja Zyrtare” e Republikës së Shqipërisë!

Këtu botohen AKTET LIGJORE të Republikës, TË DETYRUESHME PËR ZBATIM së pari nga ti, “Ai” dhe pastaj nga “subjektet zgjedhore”!

Ti paguhesh që të sigurosh zbatimin e tyre, jo t’i sfidosh e as t’i kundërshtosh me shkrim a me gojë!

Meqenëse luan vazhdimisht “oficerin”, po ta them edhe “oficershe”: ky dekret i botuar zyrtarisht dhe ligjërisht në Fletoren Zyrtare, është “URDHRI” i REPUBLIKËS, është BETIMI, është “ATDHEU, NDERI, DETYRA”, të cilin deri në momentin që nuk e ka shfuqizuar Gjykata Kushtetuese, e ke TË DETYRUESHËM PËR ZBATIM!

Ndryshe shkel “BETIMIN” ndaj REPUBLIKËS, dhe pasojat ligjore të këtij veprimi ti i di vetë…

Hesapin që pastaj do kesh me popullin që ka lexuar dhe mban në dorë Fletoren Zyrtare, LIGJIN e REPUBLIKËS, s’ta bëj dot unë…

#në_mbrojtje_të_ligjit

#kundër_mafias

#jo_grushtit_të_shtetit

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb