TIRANË-Deputeti demokrat Gent Strazimiri shprehet se gjendja aktuale e Shqipërisë është e njëjtë me atë të viteve ’97, por pa plumba. I ftuar në rubrikën ‘Opinion’, në News24, Strazimiri tha se, ky parlament shqiptar nuk mund të quhet më i tillë, pasi në të ndodhen emra të krimit.

“Nëse do të ishte parlament ky që ju thoni se quhet parlament. Kemi dalë në shifra. Z. Rama ka vënë bast nëse janë 19 apo më pak. Nuk thotë më sic thoshte në dhjetor që të nxjerrim një komision hetimor sa për ti dhënë mundësinë opozitës ti kthehet në Kuvend. Z Rama nuk mund të jenë 19, mund të jenë 25, por 5 janë a të mjaftojnë. Bëhet fjalë për kriminelë të damkosur, 5 e deri 6 emra kanë dalë deri tani”.


Sipas Strazimirit, seanca sot nuk duhet të kishte vijuar punimet pas bllokimit që PD i bëri foltores së Kuvendit. Sipas Strazimirit, maxhoranca në atë kaos votoi një ligj që nesër do të hidhet në Fletore Zyrtare.
“Ajo që ndodhi sot në atë që quhet Kuvend, nuk mund të quhet as seancë. A kuptuat gjë ju se cfarë u votua sot aty në atë parlament, të mendosh që ajo do të hidhet në atë fletore zyrtare dhe më pas do futet në zbatim”.


Strazimiri ka pranuar se ka qëlluar me vezë sot në seancë plenare drejt kryeministrit Edi Rama. Nëse kjo është e ligjshme, Strazimiri tha se është po aq e ligjshme, sa të godasësh dikë në pjesët e zhveshura të kokës, duke ironizuar kryeministrin Edi Rama, i cili e komentoi rrahjen e tij nga dy Pjerin Ndreu dhe ish-deputetit Arben Ndoka si një “skuqje e pjesëve lakuriqe të kokës”.


Zonja Topalli tha se do lëshojmë mandatin sepse është e pamundur që të rrimë bashkë me krimin është një situatë e paimagjinueshme, është një krizë e parlamentarizmit, është një degradim, si e shihni këtë?
Nuk kam ç’të heq asnjë presje. Është dilema e të gjithë kolegëve. Dal nga shtëpia dhe them ku do të shkoj të punoj?

Si do vazhdojë opozita?
Opozita do të bëjë gjithçka që këtë vend të mos e marrë krimi. Opozita do përdorë gjithçka deri në vetësakrifikim.
Ne do bëjmë detyrën tonë si ligjvënës. Bojkoti i PD-së në vitin 2014, ishte e vetmja mënyrë për të nxjerrë një sensibilizim ndërkombëtar. Ishte e vetmja mënyrë për të arritur atë që e arritëm.

Si e shihni deklaratën e Blushit?
Përgjithësisht nuk kam dëshirën të komentoj deklaratat e cilido qoftë. Nuk dua të gjykoj. Personalisht jam i hapur për të njëjtën shqetësim që thotë zoti Blushi. Nëse ka ndonjë mënyrë tjetër për ta bërë më mirë, le ta thotë. Grupi i PD është i impenjuar. Situatë më të rëndë vendi nuk ka parë. Është një ‘97 pa plumba. Po shkojmë në zgrip. Është një çështje qytetare. Nuk e kemi luksin si shoqëri të ndahemi. Është një problem që duhet të na bashkojë të gjithëve, e duan apo nuk e duan Sali Berishën, e duan apo nuk e duan Enver Hoxhën.
Sqarojeni zotin Balla, me 62 vota e ka vrarë reformën në drejtësi. Zgjedhje? Me këtë punë mund të kërcënojë vetëm zotin Meta. E vetmja gjë që është konstantja e tij, ky nuk ka ndërmend të bëjë zgjedhje por votime si qëmoti. Ka nevojë të mbushë kutitë si një sundimtar.

Në ç’pozita e shihni PD-në, a duhet të ketë besim populli? Si po ecën opozita?
Opozita ka arritur shumë fitore në emër të shoqërisë dhe në emër të saj personal. Është dekriminalizimi. Ajo që i kërkoni opozitës është praktikisht një mision i pamundur. Opozita nuk mund të jetë edhe politike edhe sindikatë. Unë një opozitë që sillet si sindikatë nuk do ta doja. Opozita është në përkrahje të çdo lëvizje, pavarësisht se kush e inicion për të ruajtur ato vlera. Ky kryeministër po hedh poshtë vlerat e demokracisë, traditat e këtij vendi.

A qëlluat ju sot me vezë?
Po, nuk e kisha ndërmend por qëllova. Kishim më pak vezë se sa kriminelë ka në parlament.

A është e ligjshme të qëllosh me vezë?
A është e ligjshme të fusësh kriminelë, të trukosh një vendim gjykate? Ai vend nuk është më parlament. Ai tempull është përdhosur. Është po aq e ligjshme, sa të godasësh dikë në pjesët e zhveshura të kokës…

(da.bo/m.k/BalkanWeb)