Pikturat murale në rrugët dhe muret e qytetit, janë parë shpesh si formë ekspresioni dhe reagimi ndaj realitetit. Diçka e tillë thuhet se ka ndodhur edhe në Rusi.
Ndërkohë që Moska vijon luftën me Ukrainën, në rrugët e Varshavës janë shfaqur pamje që lidhen pikërisht me këtë luftë.
“Një mural mbi një ngjarje të njohur u shfaq në Varshavë”, raportoi Nexta.
Subjekt i pikturës ka qenë goditja e luftëtanijes ruse, krenarisë së flotës së Moskës, kryqëzori Moskva.
Kievi pretendon se anija është fundosur si pasojë e një sulmi të saj, ndërsa Kramlini pretendon se gjithçka ndodhi si pasojë e shpërthimit të një zjarri në kuvertën e anijes.
Ukraina e ka shpallur anijen e fundosur, si pjesë të trashëgimisë së saj ujore.
(BalkanWeb)