TIRANE

Pas më shumë se 1 muaji këngëtari Arkimed Lushaj i njohur si Stresi ndodhet në burg, pasi u arrestua në Tiranë me akuzën e pjesëmarrjes në bandë kriminale si dhe për armëmbajtje pa leje.

Stresi u arrestua në një hotel në kryeqytet, teksa ishte në praninë e një vajze, e cila nuk ishte e fejuara e tij dhe u komentua shumë nga fansat.

Por duket se dënimi nuk ka qenë shumë i gjatë për reperin, pasi gjatë ditës së sotme ai ka publikuar një foto në profilin e tij të Instagram. Reperi shfaqet i veshur me të gjelbër në timonin e një makine.

Gbb
Gbb

Nuk dihet nëse Stresi ka dalë nga burgu apo fotoja në Instagram është publikuar nga administratorët e faqes. Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që Stresi shfaqet në rrjetet sociale që prej arrestimit të tij në një lokal në Linzë të Tiranës.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb