Stresi është i sinkronizuar për qentë dhe pronarët e tyre, pasi nivelet e hormonit të afërm, kortizolit, të pranishëm si tek qentë dhe njerëzit e tregojnë më së miri këtë, sipas revistës shkencore ‘’Scientific Reports’’, bërë nga universiteti suedez i Linkoping dhe koordinuar nga Lina Roth.

“Nëse kuptojmë më mirë se si qeni influencohet nga njeriu, do të jetë e mundur që të përputhim qenin dhe pronarin në një mënyrë që është më e mirë për të dy nga pikëpamja e menaxhimit të stresit”, vëren Roth.

Studimi shqyrtoi 25 qen kufiri dhe 33 të races ”Shetland”, të gjitha në pronësi të grave.

Për të monitoruar nivelet e stresit, studiuesit analizuan përqendrimet e kortizolit në flokët e pronarëve dhe në flokët e qenve dhe i kontrolluan ato si në verë ashtu edhe në dimër.

Për më tepër, pronarëve iu kërkua të plotësonin dy pyetësorë mbi personalitetin e tyre dhe atë të qenit të tyre për të verifikuar lidhjen ndërmjet stresit dhe tipareve të personalitetit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb