I ftuar në “Pardon My French” ishte këngëtari i mirënjohur i rrymës hip hop Arkimed Lushaj, i njohur në skenë si Stresi. Në këtë intervistë, ai foli më shumë rreth albumit të tij të fundit, i cili titullohet “Archimed”.

Ai ka vendosur ta titullojë me emrin e tij të përkthyer në gjuhën franceze. Kjo sepse artisti ka jetuar një pjesë të jetës së tij në Belgjikë dhe këtë album ia dedikon pikërisht asaj periudhe.

Sipas disa thashethemeve, Stresi gjatë ditës së djeshme ka qenë në gjykatë dhe për të sqaruar zërat, ai u shpreh:

“Të them të drejtën, unë kam pasur një lidhje martesore. I celebruar me ish-partneren që kam pasur dhe e përshëndes shumë. Është vajzë e mrekullueshme. Unë nuk dija se ç’ishte dashuria. U martuam kështu fshehurazi. Edhe kur vjen një letër para dy ditësh dhe thotë që të mërkurën duhet të jesh në gjyq. Dhe shoh që ishte civile shkruante aty. Dhe në momentin që shkoj aty më pret avokati edhe më thirrën Arkimed Lushaj dhe ‘Filane’ Lushaj’. Unë po rrija. Isha habitur me të thënë të drejtën se po vija edhe nga xhirimet. Kur futem aty edhe e shoh thashë ‘wow’.”, pohoi ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: