TIRANË

Reperi Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi ka lënë qelinë në burgun e Fushë-Krujës në mesnatë, pak orë pasi gjykata vendosi ta nxjerrë në liri me kusht. Ai është pritur me duartrokitje e bori makinash pasi ka lënë burgun nga miqtë dhe të afërmit, të cilëve iu ka kushtuar edhe një mesazh.

Videon e lirimit e ka publikuar vetë Stresi në Instagram ku shkruan se nuk thyhet para sfidave dhe thotë se kjo është dhurata më e madhe për ditëlindje.

“Nuk thyhem para sfidave çfarëdo qofshin ato dhe sot në orën 00:00 me familjen time, miqtë dhe të afërmit ditëlindjen time e ndaj me ju sepse ju më ishit pranë gjithmonë në kohë të mira dhe të vështira. Dhurata më e mirë qe morra për ditëlindje ishte LIRIA!! I JUAJI ARKIMED LUSHAJ (STRESI) ??”, shkruan ai në Instagram.
Reperi i njohur u arrestua në një hotel në zonën e Linzës ne tetor 2018. Arrestimi erdhi pas një hetimi disa mujor me metoda speciale ndaj një grupi kriminal që operonte në kryeqytet, pjesë e të cilës dyshohet se ishte edhe Stresi.
Gjatë kontrolleve të ushtruara në dhomën e hotelit ku ndodhej Stresit iu gjet dhe sekuestruar një sasi e vogël kokaine, një armë zjarri pistoletë e tipit “Pjetro Beretta” si dhe 12 fishekë të modelit 7.65 mm.

Stresi 111
Stresi 111

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: