TIRANË- Policia e Tiranës ka arrestuar sot këngëtarin e njohur Arkimed Lushaj të njohur ndryshe si Stresi. Sipas policisë ai u ndalua në ambientet e një hoteli të ndodhur në vendin e quajtur Linzë ku ndodhej me një femër, jo e fejuara e tij zyrtare Kejsi.

Bëhet fjalë për shtetasen me inicialet P.Ç., 20 vjeçe. Nga veprimet hetimore të kryera në lidhje me ngjarjen e mësipërme filloi procedimi penal në gjendje të lirë në lidhje me veprën penale të “Moskallëzimit të krimit”, parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal ndaj shtetases P. Ç., 20 vjeçe, banuese në Tiranë, deklaron policia.

Gjatë kontrollit të ushtruar i janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi e vogël lënde narkotike e dyshuar kokainë, një armë zjarri pistoletë e tipit “Pjetro Beretta”, si dhe 12 fishekë të modelit 7.65 mm.

Stresi akuzohet për “Mbajtje pa leje dhe prodhim të armëve shpërthyese dhe të municioneve” si dhe “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: