Policia në Sarandë ka finalizuar operacionin e koduar “Strike 16”. Efektivët kanë ndaluar në aksin rrugor Delvinë-Sarandë një 29-vjeçar, pasi mbante armë në makinë.

“Sarandë/Vijojnë puna e inteligjencës policore dhe kontrollet intensive të shërbimeve, për të garantuar sundimin e ligjit në territor.

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Sarandë, operacioni policor i koduar “Strike 16”, për goditjen e një rasti të armëmbajtjes pa leje.

U kap në flagrancë me armë zjarri kallashnikov me vete, vihet në pranga 29-vjeçari.

Sekuestrohen arma e zjarrit kallashnikov.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional mbarëkombëtar “Sundimi i ligjit”, për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e mbajtjes pa leje të armëve, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Strike 16″.

Si rezultat i operacionit, u vu në pranga shtetasi Marius Haxhi, 29 vjeç, banues në Delvinë, pasi u kap në flagrancë me armë zjarri me vete, në aksin rrugor Delvinë-Sarandë, në afërsi të fshatit Bajkaj.

Shërbimet e Policisë sekuestruan në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit kallashnikov.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: