Nga: ZONJA KATERINA

4-5 peta, 1 qepë të thatë, 1 thelpi hudhër, 3 speca me ngjyra të ndryshme, 1-2 karrota, 1 kungull të njomë, 3-4 domate, 2 kërpudha të freskëta, 1 lugë galetë, Vaj ulliri, Kripë, piper, koper, Borzilok, majdanoz, dhjozëm.

Me një lugë vaj ulliri kaurdisim qepën dhe hudhrën të grirë imët. Më pas shtojmë kërpudhat dhe i lemë derisa të zbuten. Në një tigan tjetër kaurdisim specat të prera në fije dhe më pas i vendosim në një kullesë të ftohen. I bashkojmë më pas specat me qepët duke shtuar dhe erëzat (lemë pak erëza mënjëanë për petët). Marrim petët dhe i hapim një e nga një duke i spërkatur me pak vaj dhe erëza. Vendosim mbushjen e hapim mirë dhe më pas palosim anët e petëve dhe fillojmë me kujdes e bejmë petën role. E lyejmë sipërfaqen me pak vaj dhe e vendosim strudelin me perime të piqet në një tavë që nuk ngjit në furrë në temperaturën 180 gradë Celsius për 35-40 minuta.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb