Struga është eleminuar në fazën e parë kualifikuese të Champions League. Skuadra shqiptare, e drejtuar nga Qatip Osmani, pasi u mposht 2-4 në ndeshjen e parë, në aktin e kthimit ndaj Slovan Bratislavës pësoi disfatë 1-2.

Ekipi sllovak zhbllokoi shifrat që në minutën e 9-të me Weiss. Autogoli i Ristevskit në fundin e fraksionit, dërgoi llogaritë në 0-2. Në pjesën e dytë, goli i Compaore, shërbeu vetëm për statistikë. Struga do të vijojë rrugëtimin në Europë, por këtë herë në Conference League. Përballë do të jetë Pyunik Yerevan, ekip armen.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb