Struga ka fituar titullin kampion në Maqedoninë e Veriut. Ky sukses për këtë klub është i pari në histori, me lojtarët që kanë arsye përse të fitojnë tani.

Skuadra e drejtuar nga Shpëtim Duro bëri një edicion fantastik, teksa pas 28 ndeshjesh kryeson kampionatin me 62 pikë. Skuadra ka shënuar 49 gola deri më tani, sakaq mban mbrojtjen më të mirë me 17 gola të pësuar. Në sfidën e luajtur ditën e sotme, Struga bëri detyrën duke fituar 3-0 me golat e Ibraimit dhe Shabanit (x2).

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb