Edmond Haxhinasto është zgjedhur kryetar i Komitetit Drejtues Kombëtar.

Në fjalën e tij të mbajtur gjatë mbledhjes së Konventës së Partisë së Lirisë ai tha se:

“Ju falënderoj për besimin dhe të gjithë ju kolegëve. E shoh me shumë përgjegjësi këtë detyrë. Jam përpara jush që jeni një ekip shumë i fortë edhe në aspektin politik dhe atë profesional. Do të përpiqemi të gjithë bashkë të arrijmë rezultate të duhura. Ka disa objektiva, kauza madhore që vijnë si një emergjencë kombëtare. Do të doja t’ju thoja se si Parti e Lirisë kryetari e ka bërë të qartë se liria qëndron në të gjithë funksionimin tonë. Duhet të kemi solidaritet, jo vetëm mes nesh për me të gjithë ata anëtarë të thjeshte dhe qytetarët që të gjithë duan respekt, përkushtim ndaj tyre, dhe duan ti trajtojnë me fytyrë humane. Është me rëndësi edhe Referendumi, mendimi i lirë, kontributet e lira dhe do t’ju ftoja të jeni aktiv në programin tonë.”.

  • foto galeri
  • foto galeri

Gjithashtu pritet që të shkojnë në votim për Sekretarin e Përgjithshëm, ku me shumë gjasë pritet që të konfirmohet Tedi Blushi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb