Mbështetësit e Partisë Demokratike dhe Sali Berishës do të mblidhen ditën e sotme në orën 13:30 në selinë e PD për të pritur liderin e tyre pas lirimit nga arresti shtëpiak.
Në GJKKO u vendos sit që Berisha të lirohet nga arresti shtëpiak, në të cilin ndodhej prej 30 dhjetorit të vitit të kaluar.
Sipas asaj që ka zbuluar gazetari Osman Stafa, strukturat e PD janë lajmëruar që në orën 13:30 të mblidhen në selinë qendrore për të pritur liderin demokrat.
“Pershendetje. Nje lajm i mrekullueshem. Doktor Berisha tashme i lire. Ne oren 13.30 te gjithe selia qendrore e PDSH per te pritur Liderin tone historik”, thuhet në mesazhin e dërguar drejt demokratëve.