Praktika është një ndër elementët më të rëndësishëm në formësimin e profesionistëve të denjë për tregun e punës. Në kuadër të kombinimit të teorisë me praktikën, studentët e Drejtësisë në universitetin “Luarasi” kanë zhvilluar një orë të hapur ku kanë analizuar viktimat e simuluara dhe vendin e ngjarjes. Ky leksion i veçantë u organizua nga pedagogu i lëndës Procedura Penale, avokati i njohur, Saimir Vishaj.

Rektori i universitetit, prof.dr. Ethem Ruka tha se nëpërmjet praktikave të tilla, studentët shfaqin më shumë interes dhe përgatiten maksimalisht për të ardhmen profesionale.
Pedagogu Saimir Vishaj iu shpjegoi studentëve rastet e simuluara dhe procedurën që duhet të ndjekin për mbikëqyrjen e tyre. Ai theksoi se simulime të tilla janë tejet të vlefshme për të rinjtë që aspirojnë të bëhen pjesë e sistemit të drejtësisë.

Vetë studentët e Drejtësisë kanë shprehur interes maksimal gjatë orës simuluese. Nëpërmjet praktikave të tilla bashkëkohore, “Luarasi” synon t’i ofrojë studentëve kushte e mundësi optimale për përgatitjen e tyre në tregun e punës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb