Me shprehjen “Zëri ynë është më i fuqishëm se lapsi i një politikani”, studentët e Korçës i bëjnë thirrje gjithë politikanëve mos bëhen pjesë e protestës së tyre pasi ata kërkojnë të drejtat e tyre përmes zërit të çdo studenti.

Në një deklaratë për mediat studentët e Korçës deklaruan se do të vazhdojnë me protestën ditën e martë ora 08:30, kjo protestë do të vazhdojë derisa të plotësohen kërkesat e tyre. Grupe të mëdha studentësh nga Korça janë organizuar ditën e shtunë dhe të diel dhe i janë bashkuar Kryeqytetit. Një protestë që nisi si solidarizim për studentët e Tiranës vijoi me kërkesa të domosdoshme për studentët e rretheve.

Ndër të tjera studentët kanë pranuar se janë kërcënuar nga politikanë dhe pedagogë, por pavarësisht kërcënimeve ata do vazhdojnë të protestojnë për të drejtat e tyre.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb