Menaxhimi dhe strategjia efikase janë çelësi i suksesit për çdo biznes, pavarësisht problemeve që mund të dalin në faza të caktuara. Për të prekur nga afër situatën e biznesit në Shqipëri, studentët e Fakultetit Ekonomik në Universitetin “Luarasi” kanë qenë të pranishëm për disa muaj gjatë veprimtarisë së 10 bizneseve në vend. Për të finalizuar punën e tyre, studentët të organizuar në disa grupe kanë zhvilluar forumin ekonomik me temë “Biznesi, Menaxhimi dhe Strategjitë”, në praninë e pedagogëve udhëheqës.

Përgjegjësja e Departamentit të Menaxhim-Biznesit në fakultetin ekonomik në këtë universitet, Aelita Mani, tregon se nëpërmjet kësaj praktike, studentët zhvilluar më tej dijet teorike të marra në auditore.

Studentët kanë parë mënyrën e funksionimit të kompanive, projekt-planet, menaxhimin e tyre, kanë evidentuar problematikat dhe kanë dhënë sugjerime për përmirësimin e punës së bizneseve shqiptare. Sipas studentëve, në disa prej kompanive të marra në studim, mungon një ndarje e qartë mes departamenteve dhe vihet re një mosfunksionim i plotë i burimeve njerëzore. Ata tregojnë përvojën e përjetuar në këto muaj

Dekani i Fakultetit Mateo Spaho bën me dije se mungesa e likuiditetit për kryerjen e investimeve dhe mungesa e traditës së një organizimi të përbashkët, janë dy nga problemet kryesore në biznesin shqiptar. Studimi tregoi se kompanitë shqiptare janë në gjendje të përballojnë rreziqet dhe të afta mjaftueshëm për të shfrytëzuar mundësitë që ofron tregu.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb