SHKODËR

Përkundër vendimit të Rektoratit të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, i cili me anë të një vendimi kishte vendosur që sot të zhvillohej mësim, studentët kanë kundërshtuar rektorin Adem Bekteshi dhe kanë vazhduar bojkotin dhe sot.

Ata në shenjë proteste vendosën të bllokojnë me karrige derën hyrëse të zyrave të administratës duke mos lejuar që të zhvillohet procesi mësimor. Madje kanë debatuar me rektorin Bekteshi duke i kërkuar llogari. Nga ana tjetër rektori i ka kërkuar të bëjnë një mbledhje në mesditë.

Të shumtë në numër, studentët e Shkodrës janë shprehur të vendosur për të vijuar bojkotin e mësimit duke përçuar mesazhin se nuk janë dakord me “Paktin për Universitetin”.

DEBATI

Studentët: Ti thua kaldaja është e prishur tani në fund, kur të shkojmë nëpër spitale ne.
Rektori: Me shku me hap derën!
Studentët: Mos e merr personale, nuk kemi gjë me ty.
Rektori: Me hap derën se janë të gjitha zyrat. Nuk e marr personale.
Studentët: Atëherë përse e merr barrën përsipër.
Rektori: Nuk e marr por me e hap se keni bllokuar gjithë zyrat.
Studentët: Do e hapim kur t’i vërtetojmë të gjitha, sa i pastër je ti, çfarë doktorature ke ti. Ku kanë shkuar këto lekë.
Rektori: Në vend! Kam thënë filloni prej meje.
Studentët: Normal, të gjitha kanë për t’u vërtetuar. Kush student është me parti, kush shtyhet, kush është i paguar. Të gjitha do dalin, duke filluar tek unë.
Rektori: Të gjitha me i kontrollu!
Studentët: Edhe tenderi i ndërtesës…
Rektori: Të gjitha me i pa, çfarë të doni ju se i keni të gjitha on line. Unë nuk fsheh gjë, nuk dua të fsheh gjë.
Studentët: Edhe ne nuk jemi të fshehur se nuk jemi të politizuar.

Rektori: Ti bërë një thirrje të gabuar.
Studentja: Absolutisht fare, unë kam një arsye përse e bëj atë thirrje.
Rektori: Ke bërë thirrje të gabuar sepse unë s’kam nevojë të thërras policinë.
Studentja: Atëherë të kishe larguar punëtorë, mos me e thënë unë atë fjalë.
Rektori: …do vini të tërë në mbledhje e do diskutoni me ne. Ku të doni ju, në daç këtu, në daç poshtë.
Studenti: Me kë keni folur?
Rektori: Me ty. Në orën 12 do bëjmë mbledhje.
Studentët: Me mua bën mbledhje, por me senatin nuk bën. Unë mund të jem i marrë por ça kanë që i mbyllin dyert për një njeri. Pse nuk ke mbledh senatin.
Rektori: Nesër.
Studenti: Kanë kaluar shumë ‘nesër’.
Rektori: Ti e di shumë se veprimi dhe vendimi i nxituar është i gabuar.
Studentët: Absolutisht por nuk janë veprime të nxituara sepse jemi këtu që dy muaj. Janë veprime të menduara.
Rektori: Në orën 12 unë vij me gjithë rektoratin. Hajdeni dhe do bisedojmë me të gjithë.
Studentët: Duhen njoftuar të gjithë studentët.
Rektori: me ju dhënë afate për t’i kryer të gjitha.

STUDENTJA
Në bazë të vendimit dhe miratimit që Rektorati ka publikuar para disa ditësh ne kemi vendosur që të përshkallëzojmë situatën, siç ishte kjo e sotshmja që të bllokonim administratën brenda dhe të bllokonim tre fakultete, godinën e Juridikut, godina e Shkencave të Edukimit që qëndron prej një jave e mbyllur, po ashtu edhe ajo e Gjuhë-Letërsisë.

Pra nuk do bëni mësim as sot?
Jo, as sot dhe në ditët në vijim deri sa të na plotësohen kërkesat tona.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb