Studentët e Universitetit Politeknik  të mbledhur para sheshit Nënë Tereza nga ku pritet të nisë më pas marshimi drejt Ministrisë së Arsimit, kanë publikuar sot me foto edhe emrat e pedagogëve të cilët sipas tyre duhet ti nënshtrohen vetingut.

Whatsapp Image 2018 12 11 At 09.02.58
Whatsapp Image 2018 12 11 At 09.02.58

Në foton e publikuar në kolonat e universitetit, studentët kërkojnë veting për pedagogët: Boris Cfarku, Ylli Gjanci, Enkelejd Caca, Bujar Dida, Bojken Shehu, Anila Peposhi, Endri Raco, Anita Caushi, Brikena Xhaja, Margarita Gjonaj, si edhe Xhameli Pejtamalli.

Whatsapp Image 2018 12 11 At 09.02.59
Whatsapp Image 2018 12 11 At 09.02.59

Studentët kërkojnë veting për këta pedagogë, të cilët në foto i kanë shënuar me kryq të kuq, sipas studentëve, këta pedagogë janë të korruptuar. Vetting për pedagogët është një kërkesë e cila është vënë re nga studentët gjatë ditëve të protestës para MASR. Krahas shumë pankartave që mbanin në duart, është vënë re edhe “Vetting për pedagogët”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb