TIRANE- Studentët e privatit, të nxjerrë nga ambientet e fakultetit të Infermierisë, ndodhen sot në ditën e dytë të grevës së urisë të cilën e zhvendosën pothuajse në rrugë. Ata kanë ngritur tendat e grevës në sheshin “Nënë Tereza” afër Rektoratit, ndërkohë që në videon e siguruar nga gazetari i News 24, Mariglen Mërtiri, duken qartë kushtet e vështira me të cilat përballen.

Janë 25 studentë ata që vazhdojnë grevën në këto kushte. Ata detyrohen të mbajnë çadrën me duar, nga frika se mos e merr era, ndërkohë që shiu ka hyrë brenda tendës, duke iu lagur rrobat e batanijet.

Studentët e privatit kërkojnë që të ulen tarifat e studimit, me pretendimin se tashmë që janë transferuar në Universitetin shtetëror ata paguajnë 7-fish më shumë.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: