TIRANE
Pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama dhe ‘këshillave’ të tij se studentët nuk duhet të mbahen peng nga Kryemadhi dhe Basha, vjen një reagim nga protesta e të rinjve.
Teksa ndodhen para Ministrisë së Arsimit, një prej studentët protestues i ka kthyer një përgjigje kreut të Ekzekutivit, ndërsa shtoi se ata nuk janë vegla politike. Ai tha se studentët janë e ardhmja e këtij vendi.
“Unë, në emër të të gjithëve i them kryeministrit se nuk jemi vegjël e politikës. Por do protestojmë këtu për të drejtat tona. Jemi kundër politikës. Jemi e ardhmja e këtij vendi”, tha studenti.
“Interesant?Punonjësit e bashkisë Lezhë protestojnë si fermerë,të bashkisë Shkodër si shoferë dhe të bashkisë Kavajë si francezë?Studentët s’duhet të dialogojnë,po duhen mbajtur peng me çdo kusht që të përdoren si qendër graviteti e revolucionit të Lulit&Monikës?Jo politikë??”, shkroi Rama sot në ‘Twitter’.
(ed.me/BalkanWeb)