Kur në media qarkulloi lajmi se studentët, të cilët prej disa kohësh protestojnë, do të krijojnë një parti të re, vjen një reagim nga ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani.

Ky i fundit përmes një postimi në ‘Facebook’ thekson se në parim nuk është ide e keqe, ndërsa shton se “Çdo parti e re që i bashkohet Opozitës zyrtare, për të përballuar të keqen që sundon, është shumë e mirëpritur”. Por Manjani shprehet skeptik në një pikë, duke shtuar se parti e re nuk do të thotë politikë e re.

“Po flitet për një parti të re.
Në parim nuk është keq. Në fund të fundit kushdo ka të drejtë të grupohet lirisht në një parti.
Çdo parti e re që i bashkohet Opozitës zyrtare, për të përballuar të keqen që sundon, është shumë e mirpritur. Bashkimi bën fuqinë.
Halli është se një parti e re nuk do të thotë politikë e re. Parti kemi plot, por politikë dhe politika kemi pak…
Përvoja e derisotme nuk është e mirë…”, shkruan Manjani.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb