TIRANE

Vijon bojkoti i  mësimit nga  pedagogët e fakultetit të Shkencave Sociale. Ndërkohë që dekani i këtij fakulteti, Edmond Rapti kërkon vazhdimin e  mësimit, studentët dhe pedagogët e kundërshtojnë ndërsa e cilësojnë vendimin  e tij si një urdhër nga lart.

“Deklarata e dekanit të fakultetit të Shkencave Sociale është nga lart. Ai ën rojën në korridore thotë futuni në mësim.


Këtë nuk zhvilloht mësim por vetëm nga disa kokrra që mund të identiofikoni kollaj se janë partiakë. Kanë dhënë vetëm dy klasa mësim që mund ta kuptoni fare mirë, se nga cila struktura janë. Ne nuk kemi ftuar njeri me letra zyrtare dhe vula”, u shpreh njëri nga ata.


Gazetarja e News 24, Aurora Golemi raporton për ‘BalkanWeb’ se dekani Rapti përkundrejt pretendimeve të studentëve deklaron se të paktën 10 klasa kanë zhvilluar mësimin.


“Edmond Rapti tha se 10 klasa kanë zhvilluar mësim, gjë që është kundërshtuar nga studentët, të cilët ishin të rreshtuar pak më parë këtu, duke e cilësuar dekanin e tyre mashtrues. Ata thanë se dekani, Albin Kurti ishte i ftuar nga vetë ata”, tha gazetarja.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: