KORCE
Jo vetëm në Tiranë, por edhe në rrethe të tjera të vendit ka nisur protesta e studentëve të cilët mbështeten edhe nga gjimnazistë e qytetarë.
Në Korçë studentët janë mbledhur pranë Universitet dhe më pas kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të qytetit.
Studentëve u janë bashkuar edhe dy gjimnaze të qytetit, të cilët kanë bojkotuar mësimin.
Njësoj si moshatarët e tyre në Tiranë edhe studentët e Korçës kërkojnë plotësimin e 8 kërkesave.
(d.d/BalkanWeb)