Studentët serbë protestuan sërish sot në Beograd. Ata janë mbledhur në kryqëzimin kryesor të kryeqytetit serb, duke paralizuar qarkullimin.

“Ejani në Mostar, nëse keni guxim” ishte motoja e protestës së tyre e njoftuar prej disa ditësh për këtë të premte. Demonstruesit fillimisht u mblodhën para Pallatit të Drejtësisë, ku studentëve mësohet se u janë bashkuar edhe akademikë.

Fakultetet e Vozhdovcit bllokuan pjesën drejt autostradës dhe pjesën tjetër drejt Beogradit të Ri, duke bllokuar kështu të gjithë kryqëzimin e Mostarit.

Studentët e Fakultetit të Arteve bllokuan autostradën drejt Beogradit të Ri dhe më pas të gjithë rrethrrotullimin kryesor të kryeqytetit. Me të mbërritur studentët, qarkullimi i automjeteve u ndërpre.

Studentët protestojnë kundër korrupsionit qeveritar, ndërsa kërkojnë edhe dorëheqjen e presidentit serb, Aleksandar Vuçiç. Ata njoftuan duke fishkëllyer, fërshëllyer dhe brohoritur “Të gjithë në bllokada” se nuk do të hiqnin dorë nga përmbushja e kërkesës për përcaktimin e përgjegjësisë për vdekjen e 15 personave dhe plagosjen e rëndë të dy të tjerëve pas shkatërrimit të një stacioni hekurudhor të rindërtuar në Novi Sad.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb