TIRANË

Studentët të ngujuar brenda “Ekonomikut” kanë pohuar se nuk janë lejuar të fusin ushqim nga jashtë brenda ambienteve të fakultetit.

Ata kanë kritikuar ashpër policinë, ndërsa janë shprehur se aksione të tillë nuk i kishin parë as në operacionin e Lazaratit. Studentët janë shprehur se u janë cenuar të drejtat e tyre. Studenti i Ekonomikut, Altin Kola u shpreh për emisionin “Kjo Javë” në News 24 se do të vijojnë të qëndrojnë të ngujuar, pavarësisht përpjekjeve për t’i penguar.

“Ata janë njerëzit që duhet të zbatojnë ligjin dhe nuk duhet të cenojnë të drejtat tona. Përdorim çdo mënyrë tjetër për të jetuar, praktikisht edhe mund ta thuash jemi në grevë urie. Ngrohja nuk ka qenë asnjëherë edhe kur kemi patur mësim dhe jo më tani. Nuk ka qenë ngrohja, por ka patur momente kur kanë ikur dritat dhe bisedimet i kemi bërë  me qirinj.

Kemi diskutuar përmes grupeve në Whats up. Ka polici përpara portës. Të them të drejtën edhe në ndërhyrjen në Lazarat nuk i kam parë këto aksione. Ne jemi grupi, por kemi mbështetjen e studentëve për të vijuar protestën. Nga stafi akademik nuk ka patur kërcënime për djegien e vitit.”, tha ai.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb