TIRANE

Mbyllet pas afro 4 orësh protesta e studentëve para  godinës së Kryeministrisë në ditën e parë për vitin 2019. Protestuesit kanë njoftuar se do mblidhen sërish nesër në të njëjtën orë.

Gjatë ditës së sotme studentët kanë bojkotuar auditorët duke dalë në protestë për plotësimin e 9 kërkesave të tyre duke perfshirë edhe anulimin e ligjit të arsimit të lartë.

Studentët janë mbledhur nga ora 08-09:30 para fakulteteve për t’u bashkuar më pas në orën 10:00 para Kryeministrisë. Ata kanë gozhduar dhe kyçur dyert e disa fakulteteve.


Studentët janë shprehur se ka numër të ulët të studentëve në shesh krahasuar me protestat e para, pasi sipas tyre po protestohet në dy fronte. Fronti i parë vetëm bojkot i auditorëve dhe fronti i dytë bojkot dhe protestë në sheshe.

“Edhe nëse nuk protestojmë në shesh do ketë bojkot total të universiteteve”- thotë një studente.


Pavarësisht disa vendimeve të Këshillit të Ministrave si dhe paktit për Universitetin të propozuar nga qeveria, studentët kanë paralajmëruar se nuk do të bëjnë kompromis dhe se do të kërkojnë plotësimin e kërkesave të tyre, jo me VKM por me votë në parlament. Sipas studentëve, drafti për universitetin nuk është i plotë dhe i saktë, ndaj edhe protestat do të vazhdojnë.

Kujtojmë se ishte 5 dhjetori i vitit të kaluar, kur studentë të universiteteve publike të Tiranës marshuan para Ministrisë së Arsimit duke kërkuar fillimisht shfuqizimin e pikës 4 të VKM 288, që përcaktonte një tarifë shtesë për provimet e mbartura.

Por pas plotësimit të kësaj pike, studentët shtuan edhe kërkesa të tjera  sic janë rritja e buxhetit për arsimin, ulja e tarifave, si dhe përmirësimi i kushteve në universitete dhe konvikte.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

 

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

MINUTE PAS MINUTE:

Ora 13:30/ Studenti i verbër: Rama tallet me ne, ligji nuk na përfaqëson

Studenti Jonid Ferhati nga Shkencat Sociale tha se Rama tallet dhe ligji për të verbrit nuk i përfaqëson.

“Ne kemi para të arsye të protestojmë pasi kërkojmë të jemi të barabartë. Ne duam që kryeministri të mos tallet me ne. Ligji për të verbrit nuk na përfaqëson”-tha ai.

Ora 11:31/ Vendoset banderolë e madhe tek Fakulteti Politeknik.

“Rroftë rinia e lirë, sot vendosim ne”-thuhet në banderolën e vendosur tek Politekniku nga disa studentë.

Banderola Protesta E Studneteve
Banderola Protesta E Studneteve

Ora 11:00/ Studentët: Nuk përjashtohet mundësia për grevë urie

“Kërkojmë zgjidhje sa më të shpejtë sepse po humbasim vitin akademik. Do bojkotojmë mësimin deri në plotësimin e kërkesave. Pedagogët na mbështesin. Ekziston ideja edhe për grecë urie, por nuk kemi vendosur ende. Do vijojmë çdo ditë protestat. VKM nuk i zgjidhin kërkesat tona”- thotë një studente.

Ora 10:30/ Studentët para kryeministrisë: Bojkot total të universiteteve

“Disa pedagogë janë në mbështetje tonë, por disa të tjerë jo. Është e habitshme që ka pak njerëz, por ne do luftojmë për kërkesat tona. Ne presim pjesëmarrje më të madhe. Kryeministri ti shohë pak më mirë kërkesat se mbase nuk i ka lexuar mirë. Asnjë nga kërkesat nuk është plotësuar. Do vijojmë të protestojmë”- u shpreh një nga studentët.

Ora 09:50/ Studentët nisin marshimin për të mbërritur tek Kryeministria.


Ora 09:30/ Protesta edhe në Universitetet e rretheve.

Studentët në Elbasan dhe Korçë janë organizuar për të bojkotuar auditorët dhe vijuar protestat.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb