TIRANË- Një ditë pasi sulmuan kryeministrin Edi Rama me vezë, në shenjë proteste kundër reformës në arsimin e lartë, studentët kanë “sulmuar” sot Ministrinë e Arsimit. Ata kanë qëlluar me vezë ndaj godinës së MAS, ndërkohë që të pranishëm janë edhe forca të shumta policore.


Një ditë më parë, për incidentin me kryeministrin Rama policia mbajti të shoqëruar për rreth 8 orë, 8 studentë, ndaj të cilëve nisi edhe procedimi penal në gjendje të lirë.


Pas daljes nga Komisariati i Policisë së Tiranës, studentët paralajmëruar se do të vijojnë protestat e tyre kundër reformës në arsimin e lartë dhe se do t’i shkojnë deri në fund kësaj çështjeje. “Reforma nuk kalon”, tha një prej studentëve, duke përdorur madje edhe shprehjen e kryeministrit Rama “nuk keni parë asgjë akoma”.


(m.k/BalkanWeb)