TIRANE

Studentët shprehen të vendosur për të mos dialoguar me qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama, pasi sipas tyre kërkesat janë minimale. Në një lidhje direkte për emisionin ‘Të paekspozuarit’ në News24, studentët kanë thënë se pranojnë dialogun pas plotësimit të kushteve. Studentët u shprehën se Rama tregohet kokëfortë, por ata do tregohen më kokëfortë.

Studenti: Eraldo Kalemaj

Ne nuk pranojmë dialog sepse kërkesat janë minimale dhe nuk kemi çfarë negociojmë. Rama kërkon negociata sepse nuk pranon kushtet tona. Ai tregohet kokëfortë, por ne do tregohemi më kokëfortë se ai. Jemi për dialog, por pas plotësimit të kushteve.

Studentja Ilva Mamica:

Kjo është një politikë e vjetër që ka na ka çuar sot në këtë protestë. Nuk ka negociata sepse kërkesat janë bazike. Ata që kërkojnë dialog nuk na përfaqësojnë ne. Protesta është një mekanizëm reflektues.

Studentja Mirela Ruko:

Historia tregon që ne kemi gabuar apo veprimet tona janë të drejta. Sa i përket salcës që i kam hedhur ministres Nikolla tregon se ne kemi pasur të drejtë për problematikat tona. Kryeministri thotë kur do flasim, por nuk e kupton që ne kemi folur tashmë në rrugë.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: