TIRANE

Studentëve që protestuan në mënyrë masive kundër disa vendimeve të qeverisë, u janë bashkuar dhe shumë qytetarë.

Që prej disa ditësh studentët kundërshtojnë me forcë tarifën për provimet e mbartura si dhe një sërë problematikash të tjera.

Ata kanë mbushur rrugën e Durrësit dhe me pankarta në duar e thirrje të shumta kërkojnë që qeveria të tërhiqet nga vendimet.

Ashtu siç shumë njerëz janë solidarizuar me studentët, vëmendjen e ka tërhequr edhe kjo grua e cila në mënyrë simbolike shpërndau një trastë me ushqim për studentët, duke i inkurajuar të vazhdojnë rezistencën.

” Jam nënë, jam gjyshe, jamë bashkë me to, i ndjek.E ndjeva dhe erdha, të vazhdojnë se kanë të drejtën e vetë. Atë që se bëmë ne ta bëjnë këta”.

Studentë e përshëndetën në kor gjestin e saj me thirrjet: Bravo! Bravo!

 

View this post on Instagram

 

Kjo grua, kjo nene…simbol i asaj qe gjithe shqiptaret jane me studentet… #dhjetoriidyte #unëjammestudentët

A post shared by Olti Curri ? (@olticurri) on

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb